Kosova pëson humbje nga Rusia

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka pësuar humbjen e pestë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2022. Sonte, në Manavgat të Turqisë, Kosova humbi 0:3 nga Rusia. Kosova mbetet e katërta me 10 pikë nga nëntë ndeshje. Ndërkohë Rusia është e dyta me 21 pikë.

Çështja e fituesit është zgjedhur në minutat e parë të ndeshjes. Ruset, që ishin vendase, shënuan për 1:0 që në minutën e 6-të. Marina Fedorova shënoi golin e parë. Alsu Abdullina shënoi për 2:0 në minutën e 9-të, ndërsa Fedorova realizoi për 3:0 menjëherë në minutën e 12-të.

Ndeshjen e parë me Rusinë, të luajtur më 6 mars në Gjermani, Kosova e humbi 5:0.

Kosova i mbyll këto kualifikime me një ndeshje tjetër shumë të vështirë. Më 1 dhjetor në Breda, Kosova luan ndaj Holandës, aktualisht superfuqi e futbollit të femrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *