Kombëtarja e Suedisë ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Kombëtares së Kosovës.
Suedezët ashtu si në “Fadil Vokrri”, fituan prapë me rezultat 3 – 0, shkruan lajmi.net.
Ndeshja nisi më mirë për Suedinë që provuan të gjejnë golin, mirëpo ishin të pafat në konkretizim.
Kosova provoi përmes Elbasan Rashanit, goditja e të cilit përfundoi jashtë portës.
Florent Hadërgjonaj preku topin me dorë dhe pas rishikimit të VAR-it, u akordua penallti të cilën e konkretizoi Emil Forsberg (29’).
Pastaj, Kosova rrezikoi në minutat e mbetur, mirëpo assesi nuk e gjeti rrugën drejtë golit, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Kosova e nisi më mirë pjesën e dytë, duke ndërtuar disa aksione të shpejta. Në fakt, “Dardanët” gjetën golin përmes Vedat Muriqit që u asistua nga Milot Rashica, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte Aleksander Isak që realizoi një supergol nga distanca për të dyfishuar epërsinë.
Nga aty, Suedia e mori prapë posedimin dhe për golin e tretë, u përkujdes i inkuadruari Robin Quaison që dribloi mes dy lojtarëve dhe e konkretizoi në gol.
Vlen të ceket se në këtë takim debutoi ylli i Hammarbyt, Astrit Selmani.
Me këtë humbje, Kosova renditët e katërta me katër pikë, derisa Suedia zë pozitën e dytë me 12 sosh.