Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Jordania me rezultat 0:2, në ndeshjen miqësore e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Insporti” ka kontaktuar ish-përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes, i cili ka deklaruar se nuk e ka shikuar ndeshjen.
Në pyetjen se a e ka shikuar ndeshjen e sotme, ai u përgjigj: “Unë nuk e kam shikuar ndeshjen”.
Challandes u shkarkua nga pozita e përzgjedhësit të Kosovës muajin e kaluar për shkak të rezultateve të dobëta.
Ai ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në vitin 2018 nga ish-kryetari i ndjerë, Fadil Vokrri.
Sonte në bankinën e “Dardanëve” ishte slloveni Primoz Gliha, i cili ishte asistent i zviceranit Challandes.