Kosova përmbys Armeninë, feston në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave e ka mposhtur Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dadanet festuan me rezultat 2:1 në ndeshjen kualifikuese për kampionatin Evropian.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0, ndërsa në të dytën ishin mysafirët që udhëhoqën me rezultat 0:1 pas një autogoli qesharak pas gabimit të portieres kosovare.

Megjithatë, vashat ton shpejt u kthyen dhe me golat e Valentina Metajt dhe Donjeta Halilajt triumfuan me rezultat 2:1.

Pas 9 ndeshjeve Kosova ka 7 pikë dhe renditet e parafundit në tabelë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *