Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta nis nesër kampanjën në eliminatoret për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” do të jenë nikoqirë të Kombëtares së Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challanges nuk do të mund të llogarisë në gjashtë lojtarë, që deri më tani janë të konfirmuar që nuk do të jenë në dispozicion.
Fjala është për Valon Berishën dhe Amir Rrahmanin që janë të lënduar, teksa Dresheviq e Muriq janë të pezulluar.
Ndërsa dy lojtarë tjerë të rëndësishëm për “Dardanët” Astrit Selmani dhe Herolind Shala nuk janë grumbulluar, shkaku i COVID-19.
Përballja ndërmjet Kosovës dhe Suedisë do të luhet nesër (e diel) me fillim nga ora 20:45.