Kosova pa medalje në Botëror, eliminohet edhe Loriana Kuka

Kosova e ka mbyllur pa medalje rrugëtimin në Kampionatin Botëror të xhudos që u mbajt në Doha të Katarit. Kosova u përfaqësua nga shtatë xhudistë, por që asnjëri prej tyre nuk arriti të korr sukses.

Loriana Kuka ishte garuesja e shtatë dhe e fundit që zhvilloi luftën. Xhudistës pejane i zgjati shkurtë eksperienca e saj në këtë Botëror, pasi u eliminua në rrethin e parë. Ajo u mposht nga bjellorusja, Darya Kantsavaya, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Paraprakisht, në ditët e kaluara pa medalje mbetën edhe Nora Gjakova e Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Erza Muminoviq, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *