Kosova nis sot ëndrrën për Botërorin 2022

Sonte Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e nis kampanjën për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar 2022.

Tempulli “Fadil Vokrri” do të jetë vendi ku “Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Suedisë së Zlatan Ibrahimovicit, shkruan GE.

Me lojtarë të klasit botëror si Ibrahimovic, Kulusevski, Isac e Lindelof, Suedia do të synojë veç fitoren në këtë përballje.

Në anën tjetër, Kosova që nuk favorizohet në këtë takim do të synojë befasinë, teksa do të kënaqej edhe me një barazim.

Kujtojmë se Suedia e ka fituar ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të zhvilluar para tri ditëve ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal 1:0.

Ndeshja Kosovë – Suedi fillon nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në kualifikimet për një Kampionat Botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *