Kombëtarja e Kosovës do t’i mësojë kundërshtarët në Ligën e Kombeve në shkurt të vitit 2024 në Paris të Francës.
Dardanët janë shortuar në vazon e dytë në Ligën C, së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe.
Ndërkohë në vazon e parë të kësaj lige, janë; Rumania, Suedia, Armenia dhe Luksemburgu.
Në vazon e tretë është Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qipro.
Ndërsa në të katërtën është Bjellorusia, Lituania-Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.
Vazot e Ligës C
Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu.
Vazo 2: Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe.
Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro.
Vazo 4: Bjellorusi, Lituani/Gjibraltar, Estoni, Letoni.
Ndeshjet do të zhvillohen në shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm.
Përndryshe, Liga e Kombeve do të jetë përcaktuese për katër kombëtaret e fundit që do të kualifikohen në Kupën e Botës, e që do të mbahet në tri vende – SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Gjithashtu për herë të parë në një turne të Kampionatit Botëror do të marrin pjesë 48 kombëtare, pasi më parë ishin 32.
Orari i ndeshjeve
Ndeshja 1: 5-7 shtator 2024.
Ndeshja 2: 8-10 shtator 2024.
Ndeshja 3: 10-12 tetor 2024.
Ndeshja 4: 13-15 tetor 2024.
Ndeshja 5: 14-16 nëntor 2024.
Ndeshja 6: 17-19 nëntor 2024.
Playoff-et: 17-25 mars 2025.