Kosova do të përballet sot me Andorrën.
“Dardanët” janë në kërkim të fitores së parë në grupin I të kualifikimeve aty ku kanë grumbulluar 4 pikë deri tani.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Estadi Nacional” me fillim nga ora 20:45.
Dje përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka folur një konferencë për media para ndeshjes mes Andorrës dhe Kosovës.
Trajneri slloven vlerësoi ekipin e Andorrës, duke thënë se ata kanë mentalitet të fortë dhe kjo bën që ndeshja të jetë e vështirë.
“Andorra është një skuadër shumë e vështirë të luhet kundër tyre. Gjatë karrierës time kam luajtur disa herë me ekipet nga Andorra. Ato ishin takime të vështira. Kanë mentalitet të vështirë lojtarët e Andorrës. Duhet të shohim si po shkojnë gjërat nesër. Ne jemi gati për këtë takim” – tha Gliha.