Kosova merr humbjen e dytë nga Sllovakia

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll ka pësuar edhe humbjen e dytë në kualifikimet për “EuroVolley 2021”.

Pas humbjes nga Mali i Zi, vashat tona kanë pësuar humbje edhe nga Sllovakia me rezultatin 3-0 në sete.

Sllovaket që vinin nga fitorja ndaj Finlandës, kanë regjistruar edhe triumfin e dytë në fazën e parë të CEV EuroVolley kualifikimeve.

Sllovakia deri në fund dëshmoi pritjet si ekipi favorit për vendin e parë në grup dhe me meritë triumfoi, 25 me 16, për ta mbyllur ndeshjen 3 me 0.

Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit, të dielën ndaj Finlandës, duke filluar nga ora 17:00 në Pallatin e Sporteve “Verde” në Podgoricë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *