Kosova me shumë mungesa ndaj Suedisë: Katër largohen nga grumbullimi, një rikthim

Kombëtarja e Kosovës sonte do ta zhvilloj ndeshjen e dytë të muajit të tetorit, ku përballet me Suedinë.

Dardanët në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg do të përballen me suedezët me fillim nga ora 20:45.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda do të duhet t’ia dalë në këtë ndeshje pa disa lojtarë shumë të rëndësishëm, shkaku i lëndimeve dhe kartonëve.

Fillimisht nga lista fillestare u largua Florian Haxha për shkak të lëndimit, derisa rrugën e tij e ka ndjekur edhe Lumbardh Dellova që nuk ka arritur të rikuperohet.

Në mbrojtje Foda nuk mund të llogarisë edhe në shërbimet e Fidan Alitit që është larguarunga grumbullimi shkaku i suspendimit me kartonë.

Ndërkohë një tjetër lajm i keq është edhe largimi i Elvis Rexhbecajt, i cili pësoi lëndim ndaj Sllovenisë dhe nuk do të luaj ndaj Suedisë.

Për këtë sfidë Foda do ta ketë në dispozicion mesfushorin Lindon Emërllahu i rikthyer nga suspendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *