Ekipi i Kosovës në karate do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Në disiplinën ekipore, vashat tona në përbërje me Fortesa Oranan, Vlera Qerimin, Hatixhe Zejnullahun e Albulena Gërvallën regjistruan tri fitore.
Ato mposhtën dje karateiste nga Anglia, kurse sot në repesazh fituan ndaj Zvicrës dhe Francës.
Ndërkaq, vashat tona i rikthehen aksionit të dielën, ku përballen me Kazakistanin për të synuar suksesin historik, medaljen e bronztë.
Në anën tjetër, ekipi i djemve u rendit në vendin e nëntë, ku e mposhtën Belgjikën por pësuan humbje sot nga Jordania dhe Italia.