Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mësuar sot edhe emrin e kundërshtarit të parë në kualifikimet për Euro 2026.
Në Vjenë janë tërhequr shortet për dy gara të ndryshme.
Kështu Kombëtarja e Kosovës përballet me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2026. Ndeshjet janë në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa Kombëtarja jonë është nikoqire në ndeshjen e parë.
Synimi është që të kalohet Britania e Madhe, përkatësisht kalimi në fazën kryesore të kualifikimeve për Evropian.
Letonia – Luksemburgu dhe Belgjika – Qipro janë çiftet tjera të raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.