Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Qipron, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dardanët dhe qipriotët do të ballafaqohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një sfidë të rëndësishme për Kombëtaren tonë është në garë për kreun e tabelës.
Kosova në duel me Qipron, hynë pas fitores në udhëtim tek Lituania (1-2), ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë.
Kosova e kishte mposhtur bindshëm prej 4-0, Qipron në ndeshjen e parë, andaj edhe në duelin e sotëm në kryeqytetin e Kosovës, skuadra jonë është favorite për fitore.
Për ndeshjen e sotme, Kosova llogaritet favorite absolute, me kompanitë e basteve që një fitore të ‘Dardanëve’ e llogarisin me 1.36, kurse fitorja e Qipros me 8.00.
Një barazim i mundshëm ka kuotën e 5.00.