Ka startuar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Bernard Challandes ka hedhur nga minuta e parë në fushë pothuajse më të mirët, vetëm Aro Muric i përjashtuar dhe Amir Rrahmani i lënduar, mungojnë nga 11-shja e paprekshme e “Dardanëve”.
Vendin e të përjashtuarit, Aro Muric, për arsye disiplinore siç ka thënë FFK, e ka zënë Samir Ujkani, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah.
Derisa në vend të Amir Rrahmanit, ka startuar Dresevic.