Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes është duke e mbajtur një konferencë për gazetarë para duelit me Gjeorgjinë.
Përveq takimit me Suedinë dhe atë me Gjeorgjinë, trajneri zviceran foli edhe për të ardhmen e tij.
Challandes në fjalët e tij paralajmëroi largimin nga ekipi kombëtar i “Dardanëve”.
“Në këtë moment dhe në këtë ditë nuk është e rëndësishme e ardhmja e trajnerit, por e ardhmja e Kosovës”, tha ai në konferencë.
“Të jeni të sigurt se ekipi i Kosovës ka të ardhme të ndritur dhe ka të ardhme të madhe, por ju lus ndihmojeni atë”.
“Do të jetë sigurisht pa mua e ardhmja, nuk e di nëse do të jetë nesër, pasnesër apo kur, e ardhmja e Kosovës është e sigurt, por ka nevojë për ndihmën tuaj”, deklaroi Challandes.