“Dardanët” do të ushtrojnë në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon dhe më pas ndaj Maltës më 4 të muajit që vjen
Ekipi Kombëtar i Kosovës do të grumbullohet të premten.
“Dardanët” do të nisin të bëhen gati për miqësoret e qershorit.
Verdhekaltrit do të mblidhen dhe do të ushtrojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:00.
Milot Rashica me shokë do të ushtrojnë disa ditë në prag të ndeshjes së 1 qershorit me San Marinon, shkruan GE.
Pas këtij takimi, “Dardanët” do ta marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë me Maltën në Klagenfurt.
Miqësoret e qershorit do të jenë një mundësi e mirë për trajnerin Bernard Challandes të provojë lojtarë të rinj.
Në listën e publikuar të martën u panë emra të rinj në ekipin kombëtar, por pati edhe mungesa.
Fytyrat e reja te Kosova janë Destan Bajselmani, Bashkim Ajdini, Blendi Idrizi, Lorik Emini, Valmir Sulejmani, Astrit Selmani dhe Zymer Bytyqi.
Ndërkohë, nga suspendimi është rikthyer portieri Aro Muriç.
E mungesat që vlen të përmenden janë ato të Edon Zhegrovës, Bernard Berishës, Benjamin Kolollit, Florent Hadërgjonajt dhe të dy të pensionuarve, Atdhe Nuhiu e Anel Rashkaj.
Pas këtyre dy përballjeve, Kosova i zhvillon edhe dy ndeshje të tjera miqësore në muajin qershor.
Verdhekaltrit në miqësoret e Antalyas do të përbëhen kryesisht me lojtarë të Superligës dhe nga ana që kanë më pak hapësira për të luajtur.