Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së sontme mes Kosovës dhe Greqisë.
Dardanët luajnë sot ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, pas barazimit ndaj Moldavisë tre ditë më parë.
Bernard Challandes ka përgatitur 11-shen ‘anti-Greqi’, ku për shkak të mungesave të mëdha, befasitë nuk mungojnë.
Samir Ujkani do të startojë nga minuta e parë, duke zënë vendin e Arijanet Muric, ndërsa Bersant Celina do të luajë në një rol të ri, si anësor i djathtë.
Në vijën e sulmit luan shtatlarti Atdhe Nuhiu.
Formacioni zyrtari i Kosovë (4:3:3): Ujkani, Hadergjonaj, Aliti, Halimi, Celina, Zeneli, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Dresevic, Nuhiu.Trajner: Bernard Challandes
Rezervistët e Kosovës: Muric, Beka, Thaci, Broja, Hasani, Rashkaj, B. Berisha
Formacioni zyrtar i Greqisë (4:2:3:1):Barkas, Bakakis, Stafylidis, Zeca, Koulouris, Fortounis, Bakasetas, Limnios, Svarnas, Kourbelis, Giannoulis. Trajneri: John van’t Schip.
Rezervistët e Greqisë: Dioudis, Paschalakis, Michailidis, Siovas, Bouchalakis, Masouras, Fountas, Lampropoulos, Pavlidis, Kiriakopoulos, Mantalos, Tzolis
Ndeshja fillon në orën 20:45, ndërsa shpresojmë në fitoren për skuadrën tonë.