Kosova ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Sllovenisë.
Dardanët, të shtunën në mbrëmje, kanë stërvitur në stadiumin “Stozice” në Lubjanë.
Në këtë stadium nesër në orën 20:45 do të zhvillojnë ndeshjen kundër sllovenëve në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Edhe në stërvitjen e sotme futbollistët punuan me përkushtim të madh, teksa dëshira për rezultat pozitiv është jashtëzakonisht e madhe, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Para stërvitjes në konferencën për media ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti vuri në pah mungesat e shumta në ekip, ndërsa Hekuran Kryeziu shprehu konsideratën e tij për kombëtaren sllovene. /Telegrafi/