Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kosova e ka fituar përballjen e parë ndaj Islandës me rezultat 2-1 në kuadër të play-off-it në Ligën e Kombeve.

Dardanët e nisën ndeshjen duke sulmuar kundërshtarin dhe me këtë e krijuar një epërsi të hershme.

Në minutën e 19-të, Lumbardh Dellova realizoi gol të bukur për Kosovën, duke drithëruar tifozët me elegancën e tij.

Mirëpo, lojtarët tanë nuk ishin të vëmendshëm, duke pësuar gol pas vetëm tre minutash.

Ishte kapiteni, Orri Oskarsson, ai që i barazoi shifrat në 1-1.

Vedat Muriqi lëshoi një rast të artë në minutën e 42-të, ku nga afërsia goditi topi mbi portë.

Një lajm i hidhur është se Valon Berisha do të mungojë në ndeshjen kthyese si mysafir i Islandës, pasi mori karton të verdhë, ndërsa kishte një të tillë nga ndeshjet e nëntorit të vitit të kaluar.

Kosova riktheu epërsinë në fillim të pjesës së dytë, duke treguar sa shumë e donte fitoren.

Elvis Rexhbecaj ishte ai që kaloi Kosovën në epërsi, kur realizoi gol të bukur në minutën e 58-të.

Në një kombinim me Vedat Muriqin, Milot Rashica nuk arriti ta mposhte portierin kundërshtar, duke humbur një mundësi të shkëlqyer për golin e tretë.

Lojtarët tanë vazhduan me sulme ndaj defanzivës së Islandës, mirëpo nuk arritën më të shënonin, derisa Aro Muric ishte vendimtar me pritjet e tij gjatë këtij takimi.

Të dielën (23 mars), Kosova zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Islandës, e vlefshme për kalimin në Ligën B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *