Ashtu edhe siç pritej, Kosova është favorite ndaj San Marinos në kompanitë e basteve.
Sipas “bet365”, Dardanët kanë kuotë tejet të vogël për fitimin e këtij dueli (1.06), ndërsa kuotë të lartë ka fitorja e San Marinos, ku fitorja e tyre shpërblehet me shifra të larta (17.00).
Edhe barazimi ka një kuotë të lartë, e që koeficiente është (10.00).
Për dallim nga nga “bet365”, kompania e basteve “1xbet” e ka kuotuar fitoren e Kosovës me koficient (1.01), ndërsa atë të San Marinos me shifër të çmendur (106.00). Kurse barazim me kuotë (15.00).
Kosova dhe San Marino do të luajnë sot nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.