Dy kombëtaret e shqiptarëve, Kosova dhe Shqipëria sot kanë ndeshje të rëndësishme në futboll.
Kosova në ora 18:00 do të jetë mysafire e Suedisë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në Botëror.
Kosova me pak gjasa për kualifikim, po synon të bëj befasinë nesër dhe të ia prish matematikat Suedisë.
Kurse, Shqipëria në ora 20:45 do të jetë mysafire e Hungarisë.
“Kuq e Zinjtë” me gjasa reale për kualifikim do të luajnë vetëm për tre pikë nesër dhe asgjë më pak.
Një fitore e Shqipërisë, do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit.