Kosova është mposhtur 0-5 nga Rusia, ndeshje që u zhvillua në terren neutral, në Gjermani.
Kosova e nisi shumë keq përballjen më Rusinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, duke pranuar gol qysh në minutën e parë, kjo bëri që të ndryshojë krejtësisht edhe rrjedha e lojës, raporton Gazeta Express.
Për fat të keq, ishte autogol i shënuar nga Fjolla Shala.
Pas disa tentimeve nga ‘Dardanet’ për të barazuar rezultatin, Rusia e gjeti edhe golin e dytë.
Nelli Korovkina shënoi për 0-2 në minutën e 33-të, për rezultatin e pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Rusia shënoi edhe tri herë, Smirnova në minutat 47’ dhe 53’ si dhe Fedorova në minutën e 50’, për rezultatin përfundimtar 0-5.
Kosova ka zbritur në pozitën e katërt tani me vetëm gjashtë pikë, derisa Rusia është ngjitur në atë të dytë me nëntë pikë./GazetaTopi.com