Kosova e nis me humbje epokën pa Challandesin, pëson nga Jordania në miqësore

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar disfatë në ndeshjen miqësore të zhvilluar kundër Jordanisë.

“Dardanët” u mposhtën pastër 0-2 nga Jordania në takimin e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Faisal ishte autori i golit të parë në minutën e 18-të, ndërsa “vulën” fitores ia dha Al-Daradreh pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Kosova ishte dukshëm më e mirë duke krijuar raste shumë të mira shënimi, por kjo nuk mjaftoi që të paktën të shmangnin humbjen.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës pas shkarkimit të Bernard Challandesit dhe e para e trajnerit të përkohshëm, Primoz Glihas.

Ndryshe, përballja e sotme ishte e fundit e Kosovës në shtëpi për vitin 2021.

Kosova katër ditë më vonë do të udhëtojë në Athinë për duelin kualifikues të Botërorit kundër Greqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *