Kosova mbrëmë mësoi kundërshtarët për ciklin kualifikues evropian në kuadër të Ligës së Kombeve.
‘Dardanët’ u caktuan të jenë në grupin e dytë të Ligës C të Kombeve aty ku do të kenë përballë kombëtare si: Rumania, Qipro dhe Litaunia/Gjibraltari.
Tashmë është zbulaur edhe orari i ndeshjeve, me Kosovën që do të luajë ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në ‘Fadil Vokrri’, takim ky që pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, bazuar edhe tek ngjarjet e fundit që ndodhen në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Bukuresht.
Orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve:
E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45
Kosovë – Rumani
E hënë, 9 shtator 2024, 20:45
Qipro – Kosovë
E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00
Lituani/Gjibraltar – Kosovë
E martë, 15 tetor 2024, 20:45
Kosovë – Qipro
E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45
Rumani – Kosovë
E hënë, 18 nëntor 2024, ora 20:45
Kosovë – Lituani/Gjibraltar