Kosova do t’i mbyllë sot përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës do ta mbyllë sot fazën përgatitore të ndeshjes së parë të qershorit kundër Rumanisë.

“Dardanët” ushtruan qe disa ditë në qendrën nacionale në Hajvali për t’u bërë gati për atë që konsiderohet si përballja direkte për vend të dytë në Grupin I të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Djelmoshat e trajnerit Alain Giresse janë të vendosur për ta regjistruar fitoren e parë në këtë kampanjë kualifikuese pas dy barazimeve të marsit, me Izraelin e me Andorrën.

Krahas stërvitjes së sotme, do të dalë në konferencë për media edhe selektori Giresse.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur nesër mbrëma për duelin me rumunët, të cilët i regjistruan dy fitore në mars, kundër Andorrës dhe Bjellorusisë.

Rumunët kanë mbërri dje në Kosovë dhe në Prishtinë kanë ardhur me qëllim që t’i fitojnë tri pikë dhe të shkëputen ndaj ekipit Verdhekaltër.

Edhe Rumania do të mbajë sot konferencë për shtyp para lojës së nesërme, e cila do të fillojë në orën 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *