Kosova dhuron “show” kundër Burkina Fasos, mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në mënyrë fantastike në miqësoren kundër Burkina Fasos.

“Dardanët” kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazh të dyfisht 2:0 ndaj kombëtares afrikane.

Kosova tregoi “dhëmbët” qysh në minutën e tretë kur mbrojtësi, Fidan Aliti dërgoi topin në rrjetë nga afërsia. Aliti u gjend mirë në zonën e rreptësisë kur topin e harkuar nga këndi i Edon Zhegrovës e dërgoi në rrjetë.

20 minuta më vonë në skenë doli sulmuesi, Astrit Selmani që realizoi një gol maestral. Selmani goditi fuqishëm një top nga këndi i majtë i fushës, teksa vetëm rrjeta arriti ta ndalte atë.

Të përzgjedhurit e trajnerit të ri, Alain Giresses kishin iniciativën në 45 minutat e para duke dominuar pothuajse në të gjitha aspektet.

Mysafirët krejt çfarë treguan në këtë fraksion ishin disa gjysmëraste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *