Kosova dhe Romania përballen sonte për herë të tretë, këto ishin rezultatet në dy përballjet e para

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Rumaninë sonte me fillim nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’.

Kjo do të jetë përballja e tretë mes Dardanëve dhe rumunëve, pasi vitin e kaluar janë zhvilluar dy përballje të tjera.

Në sfidën e parë të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, rezultati ishte i barabartë 0-0 përkundër se Dardanët dominuan në fushë.

Ndërkohë në sfidën and dytë të zhvilluar në Bukuresht, vendasit triumfuan me rezultat 2-0.

Ishte një ndeshje ku kishte ndërprerje të mëdha për shkak të fyerjeve që bënë tifozët rumun ndaj vendit tonë.

Dardanët sonte kërkojnë fitoren e parë ndaj rumunëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *