Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së vlefshme për Ligën C të Kombeve mes Greqisë dhe Kosovës.
45 minutat e para nuk prodhuan gola duke përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Atmosfera në Volos të Greqisë nuk ishte aspak miqësore. Tifozët grekë përdorën drita laserike në fytyrë për të shpërqëndruar “Dardanët”.
Grekët ishin më dominues në pjesën e parë duke tentuar disa herë për të shënuar gol por pa sukses.
Kosova nuk arriti të dilte shumë përpara duke u fokusuar më tepër në kundërsulme.