Kosova – Burkina Faso, ky kanal televiziv e transmeton ndeshjen falas

Kombëtarja e Kosovës në futboll e nis sot ndeshjen e parë për vitin 2022 në kuadër të një ndeshjeje miqësore.

“Dardanët” do të sfidohen nga kombëtarja afrikane e Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sfida në kryeqytet fillon nga ora 18:00, ndërsa pritet të jetë numër jo i madh i të pranishmëve, ngase interesimi për të parë këtë takim nga shkallët e stadiumit nuk është shumë i madh.

Megjithatë, ballafaqimi i sotëm kontrollues për të besuarit e trajnerit, Alain Giresses do të transmetohet pa pagesë nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Kujtojmë se Kosova pesë ditë më vonë do të udhëtoj në Zurich për t’u përballur me përfaqësuesen zvicerane në në tjetër ndeshje miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *