Ka përfunduar ndeshja Lituani – Kosovë.
‘Dardanët’ kanë siguruar fitore shumë të rëndësishme.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 2, me Zhegrovën dhe Ermal Krasniqin që realizuan golat.
Në anën tjetër, Golubickas shënoi golin e vetëm për Lituaninë.
Pas kësaj fitore, Kosova renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Rumania e vendit të parë, por me një ndeshje më pak.