Sipas informacioneve nga RMC, Kupa e Kombeve të Afrikës mund të anulohet.
CAF së shpejti mund të shpallë anulimin e edicionit 2022.
Ishte planifikuar të luhet në Kamerun, por për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus ky kampionat mund të moszhvillohet fare.
Edhe klubet evropiane kanë reaguar fuqishëm ndaj masave të dobëta në këtë kompeticion dhe se nuk janë të interesuar t’i lëshojnë futbollistët e tyre.