Qendërmbrojtësi i Manchester United, Axel Tuanzebe është afër huazimit te skuadra italiane, Napoli për pjesën e mbetur të sezonit.
24-vjeçari është i huazuar te Aston Villa, ndërsa është produkt i akademisë së Manchester Unitedit.
Ai nuk pritet të vazhdojë me Aston Villan, ndërsa do t’i bashkohet Napolit që momentalisht gjendet në vendin e tretë.
Tuanzebe, që ka bërë gjithsej 45 paraqitje për Aston Villan, nuk ka pasur minutazhë që nga ardhja e Steven Gerrard në krye. Ai ka luajtur vetëm tetë minuta që nga caktimi i Gerrard si trajner i Aston Villas.
Tuanzebe iu bashkua Manchester Unitedit në moshën tetë vjeçare dhe ka bërë 37 paraqitje për ekipin e parë që nga debutimi në vitin 2017.
Kështu, nëse Tuanzebe huazohet në Napoli, do të jetë konkurrent i qendërmbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani, që në këtë vit e ka “blinduar” pozitën e titullarit.