Tashmë e ka konfirmuar edhe vetë klubi i Stoke City se trajneri i tyre, Michael O’Neill ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Sipas klubit, O’Neill kishte dalë negativ në 5 testimet e kaluara, kurse kësaj radhe ka rezultuar pozitiv.
Klubi anglez ka njoftuar se trajneri tani do të ndjekë udhëzimet përkatëse dhe do t’i nënshtrohet izolimit.
Kurse drejtimin e skuadrës do ta marrë ndihmës trajneri Billy McKianlay, deri në rikthimin e O’Neill.
Po ashtu, Stoke City do të zhvillonte një ndeshje miqësore me skuadrën e Manchester United, mirëpo kjo ndeshje u anulua kur u konfirmua O’Neill rezultoi pozitiv me COVID-19.