Konfirmohet: PSG me ofertë për Messin

Sezonin e kaluar legjenda argjentinase, Leo Messi ishte pranë largimit nga Barcelona, por këtë vit largimi i tij mund të kthehet në realitet.

Pas Manchester Cityt që tentoi për Messin sezonin e kaluar, është PSG që ka bërë ofertë konkrete ndaj yllit argjentinas.

Sipas raportimeve, PSG-ja konsideron që në aspektin ekonomik oferta është e parefuzueshme nga Lionel Messi.

Lajmin për një ofertë të parezistueshme të klubit parisien për Messin e ka zbuluar gazetari brazilian, Marcelo Bechler .

Ndryshe, ishte Marcelo Bechler që ka bërë të ditur i pari kalimin e Neymar te PSG por edhe burofax-in që Messi i kërkonte largimin Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *