Konfirmohet nga Xavi Hernandez, Ronald Araujo është në gjendje të mirë

Ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Celta Vigos.

Rezultati përfundimtar ishte 3 me 1, me katalunasit që siguruan një tjetër fitore me shumë vlerë.

Megjithatë, ishte një moment që la shije të hidhur në këtë takim, atje ku mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, pësoi një lëndim të rëndë në kokë. Ai është dërguar në spital dhe tashmë duket se ka gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetë.

Gerard Moreno, gazetar i afërt me klubin, ka konfirmuar para pak çastesh se ai është në gjendje të mirë, por mund të qëndrojë një natë në spital.

Xavi poashtu ka konfirmuar se ai është mirë dhe nuk ka asnjë rrezik për ndonjë problem të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *