Konfirmohet nga FIFA: Infantino i vetmi kandidat për president

Presidenti aktual i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, do të jetë kandidati i vetëm në zgjedhjet për njeriun e parë të FIFA-s, u bë e ditur sot.

Në njoftim thuhet se Këshilli i FIFA-s bëri thirrje për zgjedhje presidenciale më 30 mars të këtij viti dhe Infantino ishte i vetmi që paraqiti një kandidaturë.

Votimi për njeriun e parë të FIFA-s do të mbahet më 16 mars të vitit të ardhshëm, në Kongresin e 73-të të kësaj organizate në Kigali.

Infantino ka qenë president i FIFA-s që nga shkurti i vitit 2016, kur zëvendësoi Sepp Blatter, i cili shërbeu si president i Federatës Botërore të Futbollit nga viti 1998 deri në 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *