Carlo Ancelotti është gjithmonë e më pranë për të zëvendësuar Zinedine Zidane.
Sipas mediumit spanjoll Marca, ai do të jetë trajneri i ri i Real Madrid.
Sipas të njejtit burim, ka më shumë se disa ditë që kanë filluar kontaktet dhe se klubi është shumë i interesuar për emrin e tij.
Lajmi e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Momentalisht tekniku italian është në krye të skuadrës angleze Everton.
Ancelotti ishte edhe më herët trajner i Real Madrid, por ishte larguar pasi që drejtuesit nuk ishin të kënaqur me rezulatetet e arritur mbi çështjen e trofeve.
Nga 119 ndeshje sa ishte në krye të ktij klubi, “Los Blancos” fituan 89 prej tyre, 14 u mbyllen me barazim, kurse 16 ndeshje rezultuan me humbje.