Sot do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për Superkupën e Kosovës për edicionin 2020/21.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, sonte do të përballen kampionia e Kosovës, Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, shkruan FrontOnline.
Prishtina ishte shpallur kampione në edicionin e kaluar, duke marrë pjesë suksesshëm edhe në garat evropiane.
Kurse, Llapi fitoi Kupën e Kosovës në finalen ndaj Dukagjinit, duke u kualifikuar për herë të parë në garat evropiane si dhe duke arritur te ndeshja e Superkupës.
30 përqind e kapacitetit të stadiumit do të lejohet për tifozët që duan ta ndjekin nga afër këtë ballafaqim që pritet të jetë i “nxehtë”.
E për ata që nuk do kenë mundësi të jenë në shkallët e stadiumit, ndeshja do të transmetohet direkt në Klan Kosova.