Konfirmohet mungesa e yllit të PSG në gjysmëfinale ndaj Leipzig

PSG u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantes me shumë dramë në fund të takimit.

Por sot klubi nga Parisi ka marr një lajm të hidhur. Portieri nga Kosta Rika, Keylor Navas pritet të mungojë në gjysmëfinale si pasojë e lëndimit që mori në sfidën çerekfinale ndaj Atalantes.

Ekipi i Thomas Tuchel luan ndaj RB Leipzig këtë të martë. Mungesa e Navas pritet të jetë hendikep i madh pasi ai është lojtari me më së shumti përvojë në këtë garë, duke qenë se e ka fituar 3 herë me Real Madridin.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur sportive, RMC SPORT.

Navasin pritet ta zëvendësoj portieri spanjoll Sergio Rico

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *