Pasi mbylli eksperiencën në raundin e parë të Conference League ku u eliminuan vetëm pas goditjes së 11-metërshave, Egnatia do të nisë përgatitjet për sezonin e ri të Abissnet Superiore.
E ardhmja duket e ndritur për rrogozhinasit që kanë ndërtuar një skuadër konkurruese, ndërsa në mesin e muajit gusht, saktësisht më datë 13 i pret edhe një ndeshje luksi kundër Interit, lajm tashmë i konfirmuar edhe nga drejtuesit e klubit shqiptar.
Egnatia do të zbarkojë në Itali ty ku do të përballet me zikaltërit, 19-herë Kampionë të Italisë. Një sfidë e cila padyshim do të shërbejë edhe si një promovim i jashtëzakonshëm për klubin rrogozhinas, por edhe për element të caktuar që janë pjesë e organikës së trajnerit Edlir Tetova.
Vëmendja sigurisht është e garantuar pasi përballë është Interi, skuadra nënkampione e Europës teksa në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe më shumë detaje rreth kësaj ndeshje luksi për rrogozhinasit.