Nga 13 marsi i këtij viti në Kosovë është pezulluar çdo aktivitet sportiv dhe bashkë me të janë ndalur edhe stërvitjet e sportistëve nëpër klube.
Megjithatë, kësaj monotonie duket se po i vjen fundi.
Pas lehtësimit të masave kufizuese në parandalim të përhapjes së pandemisë Covid-10, skuadra e Llapit, duket se do të jetë e para që do të dalë në fushë për t’i nisur stërvitjet, shkruan Zëri.info.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili ka thënë se me 5 maj dalin në stërvitje.
“Me 5 maj do ti nisim stërvitjet”, ka thënë fillimisht trajneri Batatina për Zëri.info, duke konfirmuar edhe masat që do t’i ndërmarrë në këto stërvitje.
“Unë i kam bërë gjitha përgatitjet që edhe më herët t’i nisim stërvitet, por për shkak të masave lëvizëse nuk kishim mundësi, kështu që me 5 maj startojmë, fillimisht me grupe të ndara nga 5 lojtarë”, ka thënë Batatina.
Të kujtojmë se më herët FFK ka thënë se varësisht nga kushtet në terren, klubet mund t’i nisin stërvitjet si ekip me 10 maj, derisa planifikon që ndeshjet e para të luhen me 23-24 maj (gjysmëfinalet e Kupës), ndërsa me në fillim të qershorit të nisin përgatitjet.