Konfirmohet lajmi i madh, Muriqi në këtë ndeshje i kthehet Kosovës

Ndihmës-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se Vedat Muriqi do të mundojë për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Moldavisë më 3 shtator në Parma të Italisë dhe kundër Greqisë në Prishtinë më 6 shtator.

Por Sahiti ka thënë se Muriqi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme të Kosovës, atë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kosova në tetor pritet ta luajë ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Fituesi i plejofit do ta sigurojë biletën për Evropianin që është shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit, për verën e vitit të ardhshëm.

Por, para se ta luajë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, Kosova do të luajë ndeshjet e para të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

“Nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë dhe unë besoj se Muriqi do të jetë gati për ndeshjen e tetorit kundër Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Sahiti për Sporti Total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *