Jemi një hap më afër të njërit nga meçet më të mëdha në historinë e boksit britanik.
Promoteri Eddie Hearn ka konfirmuar se dueli mes Anthony Joshuar dhe Tyson Furyt do të zhvillohet në Arabinë Saudite më 7 ose më 14 gusht.
“Ne jemi në një fazë ku njerëzit po zhgënjehen. Marrëveshja është bërë. Tani jemi në detajet më të hollësishme të kontratës” – tha Hearn për Sky Sports.
Fituesi i këtij dueli do t’i unifikonte titujt e boksit në peshat e rënda.