Është mësuar edhe zyrtarisht data e finales së madhe të Kupës së Kosovës në futboll.
Gjilani dhe Prishtina do të përballen më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e SC Gjilanit me anë të një postimi.
Gjilani në gjysmëfinale e eliminoi Llapin, ndërkohë Prishtina pa problem e eliminoi Vushtrrinë.
Prishtina e ka fituar plot shtatë herë trofeun e Kupës së Kosovës, teksa Gjilani ka triumfuar vetëm një herë dhe atë para më shumë se dy dekadash.