Konfirmohet: Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha merren vesh me Alanyasporin

Dy yjet e futbollit kosovar, Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha do ta vazhdojnë karrierën në Turqi.

Marrëveshjen e ka konfirmuar për “Zeri.info” ish-futbollisti kosovar që jeton dhe vepron në Turqi, Amir Prepolli.

Prepolli që merret me aranzhime të kampeve dhe ndeshjeve miqësore konfirmon arritjen e marrëveshjes për dy futbollistët të cilët në edicionin e fundit shkëlqyen me Ballkanin e Suharekës.

“Pas negociatave të gjata me Alanyasporin, krmi arritur marrëvshje që Arbër Hoxha dhe Blend Baftiu të transferohen në këtë ekip. Sa i përket Hoxhës, vet e kam kryer marrëveshjen me zyrtarët e këtij klubi kurse për Baftiun në fund ka nënshkurar menaxheri i tij Shkumbin Qormemeti”, ka thënë Prepolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *