Sonte janë konfirmuar 82 edhe raste të reja me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), përmes një postimi në Facebook.
“Sot më 19 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 456 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 82 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.