Konfirmohen 47 raste të reja me koronavirus

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 47 raste të reja.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës (IKSHPK), përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 47 raste.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *