Janë regjistruar edhe 13 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.
“Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste”, njofton IKSHPK.
TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR!Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, May 31, 2020