Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikar rastet e reja me koronavirus në Kosovë, ku 40 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Sot, Prishtina prinë me rastet e reja nga koronavirusi, me 10 , pastaj Vushtrria me 8, Prizreni me 7 raste, Fushë Kosova me 6, Obiliqi me 5 dhe me nga 1 rast janë Komuna e Skenderajt, Gjilani, Rahoveci dhe Komuna e Mitrovicës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë)”, ka njoftuar IKSHPK.